"Albi Mall" hapet edhe në Gjilan, krijohen mbi 500 vende të reja pune
Biznes
Lexohet për: 4 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra më ikonike në Kosovë, Albi Mall ka zgjeruar aktivitetin e vet me moton "Vendi që jemi mësuar me të", duke hapur sonte edhe një qendër po ashtu unike në Gjilan, e cila për blerësit dhe vizitorët e saj do të ofrojë brendet më të njohura vendore dhe ato ndërkombëtare.

Me një hapësirë totale prej 70.000 metrash katrorë, përfshirë edhe "Albi Residence" në të njëjtën sipërfaqe, një projekt impresionues i cili do të ofrojë 170 apartamente për të plotësuar nevojat e banorëve, si dhe me një hapësirë ushqimore dhe argëtuese, mbi 1000 vende për parking, dhe do të sigurojë mbi 500 vende të reja të punës, "Albi Mall" do të mirëpresë familjet e Gjilanit dhe bashkërisht edhe qytetet e tjera.

Përfaqësuesi i "Albi Group", Albi Humolli tha se hapja e "Albi Mall" në Gjilan është një ngjarje e rëndësishme në sferën e biznesit dhe rritjen ekonomike të kësaj komune.

Ai tha se me hapjen e "Albi Mall" do të krijohen mbi 500 vende të reja të punës.

"Hapja e "Albi Mall" në Gjilan sot, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në botën e biznesit dhe shërbimeve. Ky projekt ka ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e qytetit dhe është një shembull i qartë i përpjekjeve të vazhdueshme të "Albi Group" për të zgjeruar investimet e tregut të Kosovës. .. Për blerësit dhe vizitorët, objekti do të jetë i pajisur me listën e brendeve të njohura dhe ndërkombëtare, të cilat do të jenë prezente në këtë qendër që përfshijnë emra të njohur ndërkombëtarë si A&M, Pull and Bear, Bershka, New Yorker, Mango, Armani Exhange,... Inter Sport dhe Albi Market brendi i yni. Këto brende do të sjellin një përvojë të re të blerjeve të nivelit të lartë, si dhe do të vendosë Gjilanin në hartat e lokacioneve më të rëndësishme të tregtisë. Një aspekt thelbësor i këtij projekti është krijimi i vendeve të reja të punës në qytetin e Gjilanit. Hapja e "Albi Mall" do të ndikojë në uljen e papunësisë duke krijuar mbi 500 vende të reja të punës dhe duke kontribuar në rritjen ekonomike të këtij qyteti dhe rajoni," tha Humolli.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi u shpreh se "Albi Mall" është një dëshmi për fuqizimin e qytetit të Gjilanit si një qendër e rëndësishme rajonale.

"Para 20 viteve ka qenë e pa imagjinueshme që shumë shpejt më Gjilan do të kemi qendra të tilla tregtare sikur "Albi Mall", që është një dëshmi e fuqizimit të qytetit të Gjilanit, i cili po shndërrohet në një kryeqendër rajonale, ku gravitojnë edhe qytetet e Luginës së Preshevës, Kumanova, Bujanoci... Mendoj që drejt impaktit ekonomik të krijimit të vendeve të punës, mundësitë që ofrojnë për gravitim shtesë për të vizituar ambientet e "Albi Mall" duhet të shfrytëzohen edhe nga bizneset tjera, për të promovuar edhe më shumë atë që Gjilani ofron në turizëm dhe sektorë të tjerë ekonomisë, dhe në këtë mënyrë pastaj mbështeten të gjitha sektorët publikë për rritjen e të ardhurave kombëtare," tha Bislimi.

Hapja e "Albi Mall" në Gjilanit, i cili do të jetë vendtakimi i përditshëm jo vetëm për qytetarët gjilanas, por edhe për gjithë Kosovën, është përcjellë me aktivitete dhe prezantim të brendeve dhe produkteve vendore e ndërkombëtare, ndërsa është përmbyllur me një koncert nga këngëtari i njohur Yll Limani.

Albi Mall vazhdon të mbetet vendi kryesor i brendeve të ndryshme botërore me një reputacion të fortë si një destinacion i preferuar për blerjen, argëtimin dhe kalimin e kohës për qytetarët e Kosovës dhe vizitorët e huaj. /KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024