​Hyseni paralajmëron se Prishtina do ketë fytyrë tjetër në stinorin pranveror
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i krahut i Prishtinës, Hasan Hyseni ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Fushë Kosovës në Superligën e Kosovës.

Prishtina përballet nesër me Fushë Kosovën me fillim nga ora 13:00, në rolin e vendasit në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, raporton KosovaPress.

Para ndeshjes, Hyseni shpreson që Prishtina të vazhdojë vazhdën e rezultateve pozitive edhe ndaj Fushë Kosovës.

“Kemi lëshuar shumë pikë gjatë sezonit, por besoj kemi mësuar nga ato lëshime dhe kemi filluar të marrim veten mjaft mirë në fundin e kësaj pjese vjeshtore.

Jemi në formë mjaft të mirë tani e disa ndeshje, si në kampionat, po ashtu edhe në kualifikim tutje për Kupë. Shpresoj që në vazhdën e këtyre rezultateve pozitive të vazhdojmë me këtë ritëm edhe me Fushë Kosovën, të marrim tre pikët që për ne janë më se të rëndësishme që do të na jepnin siguri në klasifikim, sidomos për pjesën pranverore ku pres të kemi krejt tjetër fytyrë prej kësaj vjeshtore”, tha Hyseni.

Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara deri tani në Superligën e Kosovës, Prishtina zë vendin e pestë në tabelë në kuotën e 22 pikëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024