Momenti rrënqethës kur referi ther me thikë lojtarin në fushë (VIDEO)
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Argjentinë, ku një refer ka nxjerrë një thikë gjatë një ndeshjeje, dhe e ka therur një lojtar gjatë lojës në fushë.

Pamjet telefonike të xhiruara nga një spektator i habitur tregojnë se si lojtarët e të dy skuadrave u tërbuan rreth arbitrit në fushën e qytetit Scholler, në periferi të qytetit të Eldorado, në provincën e Misiones, në Argjentinë, pasditen e së shtunës së 2 dhjetorit, raporton KosovaPress.

Por ndërsa një lojtar fillon të shtyjë referin, ai e godet me thikë, duke i shkaktuar plagë lojtarit në gjoksin e tij.

Spektatorët e tronditur mbetën pa fjalë ndërsa lojtari rrëzohet, përpara se lojtarët e tjerë të ekipit ta nxjerrin jashtë fushës.

Ndërkohë, arbitri, i veshur me të zeza dhe një kapele të bardhë, largohet nga ana tjetër ndërsa video përfundon. Mediat vendase më vonë mësuan se lojtari i therur me thikë është Kevin A., i cili u dërgua me urgjencë në spital me një mushkëri të shpuar.

Ndërkaq, emri i referit u mësua të jetë, Remigio Armoa, 62 vjeçar.

Xhaxhai i lojtarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, tha për mediat lokale: "Kevin është mrekullisht gjallë”.

Policia më vonë arrestoi Armoan dhe sekuestroi thikën e përdorur për të sulmuar lojtarin. Aktualisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e dhunshme. Hetimi është në vazhdim.

Më poshtë mund ta gjeni videon e momentit në fjalë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024