Kurti do të merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), si dhe do të takojë diasporën kosovare.

Ai gjatë kësaj vizite shoqërohet nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Kurti në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane. Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës kosovare në Gjermani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024