Ja kur do të hidhet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndeshja e fundit e fazës së 1/16-ës së finales së Kupës së Kosovës përfundoi sot, me skuadrën e Dinamos që siguroi biletën e fundit drejt 1/8-ës së kësaj gare.

Dinamo e mposhti sot me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Vushtrrisë, me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Drilon Sadiku (minuta e 73’), raporton KosovaPress.

Dinamo i bashkohet Llapit, Prishtinës, Malishevës, Dukagjinit, 2 Korrikut, Trepçës ’89, Gjilanit, Feronikelit ’74, Dritës, Rilindjes 1974, Vëllaznimit, Ballkanit, Prishtinës së Re, Suharekës dhe Vjosës si skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në 1/8-ën e kësaj gare.

Ndërkaq, Komisioni i Garave i FFK-së ka bërë të ditur se shorti për 1/8-ën e finales së Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën e 12 dhjetorit me fillim nga ora 12:00 në selinë e FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024