Chelsea i gatshëm të paguajë çfarëdo shume për yllin e Napolit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pronari i Chelseat, Todd Boehly është i gatshëm që të paguajë çfarëdo lloj shume për ta transferuar sulmuesin Victor Osimhen nga Napoli, bëjnë të ditur burimet e “FootballTransfers”.

Thuhet se Chelsea do t’i futet merkatos së janarit për ta transferuar një sulmues, me Nicolas Jackson që nuk po bind me paraqitjet e tij që prej kalimit në “Stamford Bridge” gjatë kësaj vere, raporton KosovaPress.

Si pasojë e kësaj, Chelsea ka treguar interesim serioz në Osimhen, dhe madje është i gatshëm që të thyejë rekordin e transferimeve për të nënshkruar me sulmuesin.

Me Arsenalin që është gjithashtu i interesuar në Osimhen, një ofertë me shifra marramendëse do të nevojitej për të arritur akordin me Napolin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024