Hovenier takon ambasadorin e ri shqiptar: Mezi presim të punojmë së bashku për Kosovën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Në llogarinë e tij në platformën X, Hovenier tha se mezi pret që të punojë me të për integrimin e Kosovës në strukturat europiane dhe euroatlantike.

“Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj. Mezi presim të punojmë së bashku ndërsa mbështesim integrimin e Kosovës në strukturat europiane dhe euroatlantike”, ka shkruajtur ambasadori amerikan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024