Kostoja e ndërtimit më e ulët në tremujorin e tretë 2023 sesa një vit më parë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pati rritje për 0.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2023, krahasuar me TM2 2023. Ndërkaq, krahasuar TM3 2023 me TM3 2022, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rënie për 1,6 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për  tremujorin e tretë (TM3) 2023 bënë të ditur se indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,4 për qind në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023. Rritje kishte te: kostot e tjera 1,3 për qind, pagat 0,8%,  dhe materialet 0,7%.

Ndërsa, rënie më të madhe kishte te: energjia 7,1%, makineritë 2,1% dhe transporti 1,8%.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie 1,6% në TM3 2023, krahasuar me TM3 2022. Rënie më të madhe kishte te: energjia 44,9%, transporti 8,1%, dhe te materialet 1,5%. Ndërsa, rritje pati te: makineritë 4,0%, kostot e tjera 3,3% dhe pagat 3,1%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024