Maqedonci falënderon homologun e tij kroat për mbështetjen e Kroacisë për FSK-në
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të pjesëmarrjes në ministerialit të nismës së bashkëpunimit të mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet sot në Pragë të Çekisë, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci takoi  zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq.

Në takim u biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale, e veçanërisht ato në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke shprehur vullnetin e përbashkët që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij kroat për mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Kroacia është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024