Vajzat U17/ Kosova mëson kundërshtarët në Ligën A për Euro 2024
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Ligës A për kualifikimet e Evropianit 2024 për femra në grupmoshën deri 17-vjeç.

Në këtë rreth merr pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës, e cila në muajin tetor arriti të fitojë grupin e saj në Ligën B, duke avancuar në Ligën A. Në shortin e sotëm Kosova u tërhoq në Grupin A2, ku bëjnë pjesë edhe Finlanda, Portugalia dhe Islanda.

E pranishme në tërheqjen e shortit ishte përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Sanije Krasniqi. Ky rreth i garave përbëhet nga 7 grupe.

Ndeshjet zhvillohen në pranverë, derisa fituesit e secilit grup i bashkohen Suedisë si nikoqire e Kampionatit Evropian, i cili mbahet prej 5 deri më 18 maj.

Ndërkohë, skuadrat që përfundojnë në vendin e katërt do të bien në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues 2024/25.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024