Superliga sjellë sfida të zjarrta në fundjavë
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Fundjava në të cilën po hyjmë do të jetë e nxehtë për të gjithë adhuruesit e futbollit të Kosovës.

Superliga e Kosovës do të sjellë ballafaqime të nxehta, me disa derbi që zgjojnë interesim të madh, raporton KosovaPress.

Padyshim se vëmendja e madhe do të shkojë tek derbi gjilanas ndërmjet Gjilanit dhe Dritës që do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00.

Ballafaqim tjetër interesant është edhe ai që zhvillohet të shtunën ndërmjet Llapit dhe Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Këto janë të gjithaq ndeshjet e kësaj fundjave në Superligë:

E shtunë:

Llapi-Ballkani

Malisheva-Liria

Prishtina-Fushë Kosova

E diel:

Gjilani-Drita

Feronikeli-Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024