West Hami thellon krizën e Tottenhamit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Tottenhamit dhe West Hamit, ku ky i fundit ka marrë pikët e plota nga kjo përballje.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Tottenham Hotspur”, West Hami e ka mposhtur 2:1 si mysafir Tottenhamin, raporton KosovaPress.

Golat për “Çekanët” i shënuan Jarrod Bowen (minuta e 52’) dhe James Ward-Prowse (minuta e 74’), kurse golin e nderit te Tottenhami e shënoi Christian Romero në minutën e 11’.

Me pikët e reja, West Hami ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vendin e nëntë, krahas Tottenhamit që renditet i pesti me 27 pikë.

Për Tottenhamin kjo ishte ndeshja e pestë pa fitore (katër humbje dhe një barazim).

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të West Hamit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024