Arsenali, Chelsea e United nuk e mposhtën, Evertoni e shokon Newcastle
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Evertonit ia ka shkaktuar Newcastle United humbjen e pestë të sezonit në Premier Ligë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Goodison Park”, Evertoni e ka shokuar Newcastle duke e mposhtur 3:0, raporton KosovaPress.

Golat nga Dwight McNeil (minuta e 79’), Abdoulaye Doucoure (minuta e 86’) dhe Beto (minuta e 90+6’) i siguruan fitoren sot skuadrës së Sean Dyche.

Me pikët e reja, Evertoni ngjitet në pozitën e 17 në kuotën e 10 pikëve, krahas Newcastle që zë vendin e shtatë me 26 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 3:0 në favor të Evertonit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024