​Polonia do të ndërtojë 24 reaktorë të vegjël bërthamorë
Bota
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Polonia ka dhënë miratimin për të ndërtuar 24 reaktorë të vegjël bërthamorë në gjashtë lokacione, thanë sot drejtuesit e kompanisë që do të ndërtojë centralet.

Qeveria ka thënë se synon të përshpejtojë largimin e qymyrit dhe të ndërtojë infrastrukturë për energjinë e rinovueshme dhe bërthamore për të trajtuar sfidat e ndryshimeve klimatike dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Rafineria “Orlen” dhe prodhuesi kimik “Synthos” kanë krijuar një sipërmarrje të përbashkët “Orlen Synthos Green Energy” (OSGE), e cila do të instalojë reaktorët e parë të vegjël bërthamorë deri në vitin 2030.

"Qeveria polake ka vendosur në parim dhe ka miratuar gjashtë vende për 24 reaktorë të teknologjisë së fundit GE Hitachi BWRX-300 në Poloni," tha kryeshefi ekzekutiv i OSGE-s, Rafal Kasprow në samitin Net Zero Nuclear, i cili po mbahet së paralel me samitin e klimës COP28 në Dubai.

“Është në fakt një fillim i ri, një epokë e re, për Poloninë”, shtoi Kasprow.

Ministria polake e Klimës njoftoi se reaktorët do të ndërtohen në Wloclawek, Stawy Monowskie, Stalowa Wola, Ostroleka, Nowa Huta dhe Dabrowa Gornicza.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
143
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024