Sllovenia zgjeron kontrollet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria sllovene ka zgjatur të enjten kontrollin e përkohshëm në kufijtë e brendshëm me Kroacinë dhe Hungarinë deri më 21 dhjetor, me qëllim parandalimin e terrorizmit, ekstremizmit dhe krimit ndërkufitar, u njoftua pas seancës së Qeverisë.

Lubjana zyrtare vendosi kontrollet kufitare më 21 tetor, pasi Italia vendosi të vendosë kontrolle në kufirin e brendshëm me Slloveninë, duke përmendur rrezikimin e rendit publik dhe sigurisë së brendshme nga rritja e rrezikut të sulmeve terroriste në kontekstin e situatës në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Siç tha kohët e fundit ministri i Brendshëm Boshtjan Poklukar, Sllovenia planifikon të zgjasë kontrollin kufitar edhe për gjashtë muaj të tjerë nga 21 dhjetori për shkak të nivelit mesatar të kërcënimit të Sllovenisë nga terrorizmi dhe nivelit të lartë të kërcënimit nga terrorizmi në Bashkimin Evropian.

Qeveria tani po zgjat kontrollin sipas nenit 28 të Aktit Shengen, i cili mund të kryhet për maksimum dy muaj, deri më 21 dhjetor.

Pas kësaj, Sllovenia do të zbatonte zgjerimin e këtyre masave sipas nenit 25 dhe nenit 27 të Kodit të Shengenit, i cili mundëson mbikëqyrjen e kufirit për gjashtë muaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024