Kampioni mbetet prapa liderit, barazon me Teutën
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pa fitues ndeshja tejet interesante në Superligën e Shqipërisë mes Partizanit dhe Teutës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Niko Dovana”, Partizani ka barazuar 1:1 me Teutën, raporton KosovaPress.

Te vendasit golashënues ishte Albers Keko (minuta e 75’), kurse te Teuta shënoi Ergys Peposhi (minuta e 26’).

Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore për kampionin shqiptar.

Me pikët e reja, Partizani ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e dytë, tri sosh më pak se Egnatia në vendin e parë, kurse Teuta renditet e fundit në tabelë me vetëm 14 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024