Ambasada e SHBA-së: Qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë tërheqjen e kryetarëve sipas udhëzimit administrativ
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, bazuar në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga qeveria.

Këtë e ka thënë një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Prishtinë, lidhur me procesin që ka të bëjë me katër kryetarët e komunave veriore.

“Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e zyrtarëve të zgjedhur sipas këtij udhëzimi administrativ. Ne respektojmë sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë ushtrimin e kësaj të drejte të veçantë, bazuar një procesi demokratik dhe ligjor”, thuhet në përgjigje, njofton Klankosova.tv.

“Ne vazhdojmë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i sigurojë qytetarët që ata në mënyrë efektive të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas udhëzimit administrativ”.

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri, vjen reagimi i ministrit Elbert Krasniqit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024