Kryeqyteti miraton vendimin për faljen e tatimit në pronë në vlerë 75 euro
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi Komunal i Prishtinës, me 28 vota pro dhe asnjë abstenim ka miratuar sot propozimin për falje të tatimit në pronë në vlerë 75 euro.

Në seancën e kuvendit komunal, në të cilën nuk morën pjesë asamblistët e LDK-së dhe as kryetari Përparim Rama, partitë politike u dakorduan që shuma e falur për tatimin në pronë të jetë 75 euro, e jo 100 sa ka qenë mundësia e paraparë.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Nora Kelmendi, tha se tatimpaguesit që kanë paguar faturën e tatimit në pronë për këtë vit, shuma e falur do t’i llogaritet si paradhënie për vitin 2024.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi shtatë ditë pas publikimit në ueb faqen e komunës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati publikuar propozimin e tij për falje të tatimit në pronë për vitin 2023, ku parashihej që të falet çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro.

Gjykata Kushtetuese javë më parë vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale.

Rritja e faturave të tatimit në pronë ka ndodhur pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në fund të vitit të kaluar./KosovaPress/

LDK bojkoton seancën për votimin e faljes së tatimit në pronë në kryeqytet - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024