Trajneri i Benficas e konfirmon planin e klubit për Di Marian
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Benficas, Roger Schmidt ka folur për të ardhmen e Angel Di Marias në klub.

Schmidt e konfirmoi se plani i klubit është t’ia vazhdojë kontratën Di Marias edhe për një sezon, raporton KosovaPress.

“Ne do të provojmë që të mbajmë Angel Di Marian këtu në klub edhe për një sezon, ky është plani”, tha Schmidt.

“Ne jemi duke e shijuar çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore me Di Marian, mbetet të shihet, ne do të provojmë”, tha më tej Schmidt.

Kontrata e Angel Di Marias me Benfican skadon në muajin qershor të vitit 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024