​Kosova U19 mëson rivalët e “Elite Round” për kualifikimet e Euro 2024
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023/2024 për kombëtaren U19.

Në këtë fazë janë gjithsej 7 grupe me nga 4 skuadra, derisa Kosova bënë pjesë në grupin e parë së bashku me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë.

Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Slloveni, derisa datat kur do të zhvillohen ndeshjet janë 20/23/26 mars 2024. Kualifikimin për në Evropian e sigurojnë skuadrat lidere të grupeve përkatëse.

Dardanët U19 arritën të kualifikohen në ‘Elite Round’ pasi tubuan pesë pikë në Grupin 7 të fazës së parë kualifikuese që u zhvillua muajin e kaluar, e ku ishin të përfshira edhe Ukraina, Sllovakia dhe Malta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024