Kevin McCarthy pensionohet nga Kongresi amerikan
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy, ka thënë se do të pensionohet nga Kongresi amerikan në fund të dhjetorit.

McCarthy (58) e ka bërë këtë njoftim të mërkurën, për të përditshmen amerikane Wall Street Journal.

Ai ka thënë se ka vendosur “të largohet prej Dhomës së Përfaqësuesve në fund të vitit, për t’i shërbyer Amerikës në mënyra tjera”.

Republikani McCarthy është rrëzuar nga pozita e udhëheqësit të kësaj dhome të Kongresit në tetor, në revoltë e sipër të disa anëtarëve të partisë së tij.

Edhe zgjedhja e tij në atë pozitë në janar të këtij viti është zhvilluar me tensione, pasi janë zhvilluar 15 raunde votimi, para se të fitonte mbështetjen e duhur.

Vendimi i tij për t’u larguar, sjell fundin e një karriere 16-vjeçare në Dhomën e Përfaqësuesve. /ZeriiAmerikes

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024