Merr flakë autobusi me pasagjerë në hyrje të Elbasanit
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasanit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur të fikin zjarrin.

Në dyshimet paraprake thuhet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në motorin e mjetit.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Bradashesh-Elbasan, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28-vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024