Vrau gruan pasi i kërkoi divorcin, Apeli lë në fuqi vendimin burg përjetë për Buzon
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për burg përjetë për Koço Buzon, i cili vrau gruan e tij pasi i kërkoi divorcin.

Më 6 maj 2021, 58-vjeçari, ish-polic, qëlloi me breshëri automatiku gruan e tij me inicialet L.B., me të cilën ishte në proces gjyqësor, në sytë të djalit të tyre. E gjithë ngjarja ndodhi në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit nga i pandehuri Koço Buzo, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të datës 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, sot, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi lënien në fuqi të vendimit të datës 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. /EuronewsAlbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024