Osmani: Vrasja e Liridonës duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive. Ajo nënvizoi nevojën që sistemi i drejtësisë në Kosovë të ashpërsojë dënimet ndaj dhunuesve ndaj grave.

Osmani, në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI, tha se duhet të luftohet me ngulm mosnormalizimi i dhunës.

Krahas kësaj, Osmani pati një kërkesë ndaj sistemit të drejtësisë, derisa tha se ka disa mangësi në mënyrën si funksionon adresimi i çështjes së dhunës në baza gjinore.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se vrasja e Ademajt tregon sesa është urgjente të punohet në adresimin e femicidit./KosovaPress

Lajmi në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024