Guardiola kapet keq me Neville e Carragher, ky i fundit e thumbon për 115 akuzat
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pep Guardiola i është përgjigjur gazetarëve të “Sky Sports” për akuzën e Manchester Cityt për “kënaqësi” teksa ata përpiqen për titullin rekord të katërt radhazi në Premier Ligë.

Gary Neville akuzoi Cityn se ka pakënaqësi pas barazimit 3:3 kundër Tottenhamit, ndeshja e tretë radhazi që skuadra e Guardiolas tani ka dështuar ta fitojë, raporton KosovaPress.

Kolegu i Gary Neville, Micah Richards tha se ka diçka që nuk është në rregull te ish-klubi i tij, City, ndërsa zemërimit të Guardiolës nuk i ka shpëtuar as ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher.

“I njoh lojtarët e mi. Si sillemi ne është e jashtëzakonshme. Kam një ndjenjë që nëse e mbajmë këtë nivel, ne do ta fitojmë Premier Ligën. Ai e di se sa e vështirë është, ndryshe Gary Neville do të kishte fituar katër Premier Liga në periudhën më të mirë të Manchester United. Por ai nuk e bëri këtë gjë, ju e dini? Jamie Carragher nuk e fitoi asnjëherë Premier Ligën. Micah Richards nuk e fitoi Premier Ligën katër herë radhazi. Asnjëherë, kurrë. Nuk ka ndodhur kurrë”, tha Guardiola.

Ndërkaq, Guardiolas i është përgjigjur Jamie Carragher, i cili e thumboi atë duke ia përmendur 115 akuzat me të cilat po përballet City në Premier Ligë.

"Unë mendoj se do ta fitoja një (titull të Premier Ligës) nëse Liverpooli do të ishte në pronësi të një shteti kombëtar. Do ta fitoja një nëse do t'i kishim thyerr rregullat deri tani që Premier Ligë të na ngarkonte me 115 akuza!”, tha Carragher.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024