Greqi, stacionet e mbushjes për automjete elektrike pritet të arrijnë në 100.000 deri në 2030
Biznes
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Aktualisht në Greqi ka 2.120 stacione të mbushjes së automjeteve elektrike me 4890 pika mbushjeje, tha të martën presidenti i Institutit Helenik të Automjeteve Elektrike (ELINHO), Giorgos Ageridis.

Duke folur në një event të titulluar "Infrastruktura e ruajtjes dhe mbushjes me energji për lëvizje elektrike", Ageridis shtoi se deri në vitin 2025 këto pika mbushjeje do të bëhen 13.000 dhe deri në vitin 2030 do të ketë më shumë se 100.000 të tilla.

Rreth 617 licenca për ruajtjen e energjisë janë lëshuar deri më tani në Greqi, tha Ioannis Charalambidis, drejtor i Autoritetit Rregullator për Energjinë, Mbetjet dhe Ujërat (RAEWW). Një pjesë e madhe e prodhimit të energjisë në Greqi është fotovoltaike, shtoi ai.

Ky aktivitet u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë greko-gjermane, në kuadër të një vizite nga bizneset gjermane të energjisë. /ANA-MPA

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
11
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024