“NeLiriDona”, marshim kundër dhunës ndaj grave në Shkodër
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Të veshura në të zeza, me pankarta në duar dhe në heshtje, dhjetëra vajza dhe gra shkodrane marshuan sot në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shprehur solidarizimin e tyre për vrasjen e Liridona Ademajt në Sinidoll të Prishtinës, më 29 nëntor.

Teksa mbanin në duar një parullë ku shkruhej “NeLiriDona” shkodranët kërkuan barazi.

“Gruaja duhet të vlerësohet, ashtu si në traditën tonë ka pasur vendin përkrah burrit, si bashkëpunëtore për të krijuar një familje të lumtur dhe të bekuar”, u shpreh një nga protestueset.

“Duhet të luftojmë për të drejtat tona”, tha një tjetër.

“Duhet të japim sa më shumë mesazhe për njëra-tjetrën”, theksoi një zonjë në protestë.

Më pas gratë dhe vajzat e qytetit, mbajtën një minute heshtjeje dhe ndezën qirinj në kujtim të Liridona Ademajt. /tch

Në kujtim të Liridona Ademajt ndizen qirinj në Shtime - KosovaPress

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,012
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024