Pochettino për Ten Hag: Ai është një trajner fantastik
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mauricio Pochettino e ka cilësuar Erik ten Hag si një “trajner fantastik”.

Pochettino dhe Ten Hag do të përballen nesër, kur skuadrat e tyre, Chelsea dhe Manchester United takohen në “Old Trafford”, raporton KosovaPress.

E pavarësisht formës jo të mirë të United, Pochettino kishte vetëm lëvdata për Ten Hag.

“Ai është një trajner fantastik. Kur u përballëm në Tottenham kundër Ajaxit, të gjithë po flisnin për Ajaxin ose atë. Për mua, ai është një trajner fantastik”, tha Pochettino.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024