Policia bastis një lokal nën dyshimin për tregti të ndaluar në Gjilan
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës dhe Njësiti Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës e ATK, me qëllim të luftimit të ekonomisë jo formale, sot me urdhër të gjykatës themelore kanë bastisur një lokal/biznes në tregun e gjelbër në Gjilan nën dyshimet për tregti të ndaluar.

Gjatë operacionit të bastisjes/kontrollit në shtëpinë dhe lokalin/biznesin janë gjetur dhe sekuestruar: filtër për cigare “Grand” 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare, fleta për mbështjelljen e cigareve 110  komplete, duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 gramë,  cigare VIP, 77 paketime X 20 cigare, cigare “Malboro”, 62 pako X 20 cigare, cigare “NINE”  29 pako X 20 cigare etj.

Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për tregti e ndaluar dhe shmangie nga tatimi, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024