“E ndjej dhimbjen, trupi po flet për mua”, Suarez me rrëfim prekës
Sport
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka bërë të ditur se ai mund të jetë afër pensionimit, pasi që u përshëndet me klubin e Gremios.

Suarez ka qenë në formë të mirë që prej se iu bashkua skuadrës braziliane në fillim të vitit, pas rikthimit që e kishte te klubi i fëmijërisë, Nacional, raporton KosovaPress.

Suarez ka shënuar 24 gola dhe ka regjistruar 17 asistime në 52 ndeshje për Gremion, me paraqitjet e tija që i siguruan një rikthim në Kombëtaren e Uruguait.

Gjatë grumbullimit të fundit me kombëtaren, Suarez ndau admirimin e tij për sulmuesin e Liverpoolit, Darwin Nunez, pasi që 36 vjeçari u rikthye te Uruguai për herë të parë që prej Kupës së Botës Katar 2022. Sidoqoftë, duket se Suarez është i pasigurt se sa do të zgjas karriera e tij, pasi që shënoi kundër Vasco de Gamas në ndeshjen finale për Gremion.

“Mund ta ndjej dhimbjen, trupi im po flet për mua. Unë dua ta shijoj dhe më pas do të vendos për veten time pas një karriere të gjatë. Më duhet të pushoj, ta shijoj familjen time, dhe më pas fati do ta dijë se ku do të jem në të ardhmen”, tha Suarez.

Ish-lojtari i Liverpoolit fillimisht nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me Gremio në janar, por u konfirmua në verë se ai kishte rënë dakord të shkurtonte kontratën e tij deri në fund të sezonit 2023. U përfol se kjo mund të jetë për shkak të dëshirës për t'u bashkuar me ish-bashkëlojtarin e Barcelonës Lionel Messin në Inter Miami. Megjithatë, në një intervistë ekskluzive me radiostacionin uruguaian “Sport 890”, Suarez rrëfeu se i duhej të merrte ilaçe për të luajtur ndeshjet.

“Ditë para çdo ndeshje unë marr tre pilula, dhe disa orë para se të luajë unë marrë një injeksion. Nëse jo, unë nuk mund të luaj, prandaj çaloj. Më duhet të mendoj se në pesë vitet e ardhshme nuk do mund të luajë një ndeshje me 5 lojtarë me shokët e mi. E vërteta është se hapat e parë në mëngjes janë tejet të dhimbshëm. Çdo kush që më sheh mua mendon se është e pamundur për mua të luajë një ndeshje futbolli. Djali im më thotë të luajë me të dhe unë nuk mundem”, tha Suarez.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024