“Nuk ka kaos në zhveshtore”, reagon Ten Hag
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Erik te Hag pretendon se nuk ka probleme te Manchester United, pavarësisht humbjes së 10-të të sezonit nga Newcastle United.

United, që ka humbur 10 nga 21 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, zë vendin e fundit në Grupin A të Ligës së Kampionëve, dhe renditet në pozitën e shtatë në Premier Ligë me një goldiferencë negative -1, raporton KosovaPress.

Newcastle e eliminoi Unitedin nga Kupa e Ligës, e vetmja garë që klubi e ka fituar në gjashtë vitet e fundit, dhe ka dyshime në rritje për punën e Ten Hag në skuadrën e United.

United reagoi pas disfatës së Newcastle duke ndaluar gazetarët, përfshirë “Manchester Evening News”, nga konferenca për shtyp e Ten Hag para ndeshjes kundër Chelseat të martën.

Ten Hag u pyet nëse ai ishte i shqetësuar nga stuhia e raporteve që detajonin pakënaqësinë në klub.

"Jo. Sigurisht, ka gjithmonë në çdo ekip lojtarë që nuk luajnë ose më pak luajnë që janë më pak të lumtur, kjo nuk është ndryshe nga normalja, në disa rrethana ju duhet, ata duhet të presin shansin e tyre dhe kjo mund të vijë. Por jo, nuk ka probleme”, tha Ten Hag.

“Ata (gazetarët) duhet të vijnë tek ne fillimisht dhe të mos shkojnë pas shpine duke shtypur artikuj, kjo nuk është gjëja e duhur, mendoj se ne kemi një marrëdhënie tjetër, ata munden, duhet të vijnë tek ne paraprakisht, ne kemi një diskutim normal dhe profesional dhe më pas debatoni për të”, tha më tej Ten Hag.

Më tej, Ten Hag tha se nuk ka kaos në zhevshtore, siç edhe ishte raportuar nga shumë media angleze.

“Jam i sigurt që lojtarët më përkrahin. Spekulimet në media për lojtarët nuk janë të vërteta. Nuk ka probleme, nuk ka kaos në zhevshtore”, tha Ten Hag.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024