Ligji për lobim, partitë parlamentare shprehin qëndrime të ndryshme për miratimin e tij
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Tri partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, LVV, PDK dhe AAK kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për nevojën e miratimit të ligjit për lobim.

Në tryezën e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të martën, partia në pushtet u shpreh më skeptike për miratimin e këtij ligji, ndërkaq dy partitë opozitare e theksuan nevojën që përmes këtij projektligji të rritet transparenca dhe llogaridhënia ndaj ekzekutivit, por edhe Kuvendit.  Ndërkaq, nga Zyra e BE-së në Kosovë theksuan domosdoshmërinë e miratimit të këtij ligji për t’iu afruar më shumë Bashkimit Evropian.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha lobimi në Kosovë nuk është i rregulluar juridikisht, mirëpo ndodh vazhdimisht përmes diskutimeve publike të projektligjeve.

Duke shprehur rezervat për këtij ligj, Kusari-Lila tha se i njëjti është shumë kompleks, pasi korporatat dhe bizneset kanë më shumë resurse financiare për të shtyrë përpara politika, sesa grupe të margjinalizuara apo përfaqësues të shoqërisë civile.

Ajo theksoi nevojën që paraprakisht të miratohet kodi i etikës në Kuvend dhe të rregullohen disa resurse të tjera që mbështesin lobimin.

Qëndrim tjetër shprehu deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se çështja e lobimit duhet të rregullohet me ligj, mirëpo në bazë të praktikave më të mira evropiane.

Ajo përmendi edhe rastin e Gani Jakupit, këshilltarit të jashtëm të MPDJ-së, ku sipas saj paguhet 7500 euro në muaj për lobim, mirëpo nuk ka transparencë dhe llogaridhënie për punë konkrete të tij.

Mbështetje për nevojën e miratimit të këtij ligji shprehu edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Në anën tjetër nga Zyra e BE-së në Kosovë,Jarmo Helppikangas, tha se lobimi është e rregulluar me ligj në BE, andaj edhe Kosova duhet të merr iniciativa për miratimin e këtij ligji.

E nikoqiri i kësaj tryeze, Pleurat Avdiu, tha se ideja e këtij diskutimi është që të ketë një rregullim dhe qartësi më të madhe në çështjen e lobimit.

Iniciativa për miratimin e një ligji për lobim ka pasur edhe në vitin 2019.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024