Tri partitë parlamentare me qëndrime të ndryshme për nevojën e miratimit të Ligjit për lobim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Tri partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, LVV, PDK dhe AAK kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për nevojën për miratimin e Ligjit për lobim.

Në tryezën e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në lidhje me këtë çështje, partia në pushtet u shpreh më skeptike për miratimin e këtij ligji, ndërkaq dy partitë opozitare e theksuan nevojën që përmes këtij projektligji të rritet transparenca dhe llogaridhënia e ekzekutivit.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se lobimi nuk është i rregulluar juridikisht, mirëpo ai ndodh vazhdueshëm në Kuvend.

Ajo tha se ky proces është kompleks, pasi kompanitë e fuqishme dhe grupet e interesit mund të bëhen më të fuqishme përmes këtij projektligji.

Nevojën për rregullimin ligjor të lobimit e potencuan deputetja e PDK-së, Blerta Deliu dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ajo përmendi edhe rastin e angazhimit të Gani Jakupit si këshilltar në MPJD për të lobuar për fuqizim ndërkombëtar.

Sipas saj kjo çështje duhet ketë më shumë  llogaridhënie, andaj ligji për lobim do ta ndihmonte atë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024