​Sfida me Lutonin, Arsenali synon ta blindojë pozitën e parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Arsenali do të kërkojë tri pikë të reja nga ballafaqimi i sotëm me Lutonin në kuadër të xhiros së 15-të në Premier Ligë.

Skuadra e Mikel Artetas është liderë e tabelës me 33 pikë, dy më shumë se Liverpooli dhe me një fitore të re do ta blindonte pozitën e parë, transmeton KosovaPress.

Lutoni nga ana tjetër u mposht së fundi nga Brentfordi, derisa ka mbledhur vetëm nëntë pikë pas 14 ndeshjeve duke u renditur në vendin e 17=të.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 21:15 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Luton: Kaminski; Kabore, Osho, Bell, Giles; Mpanzu, Barkley; Townsend, Brown, Chong; Morris

Arsenal: Raya; Ben White, Saliba, Gabriel, Kiwior; Odegaard, Rice, Havertz; Saka, Jesus, Martinelli

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024