Gashi: Projekti për ndërtimin e sallave kushtoi mbi 1 milion euro
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas përurimit të sallës të edukatës fizike në shkollën “ Abdurrahim Gërguri “ në Dardhishtë të Obiliqit, u përurua edhe salla e edukatës fizike në shkollën “ Ibrahim Rugova” në Mazgit të poshtëm në këtë komunë.  

Kryetari i Komunës të Obiliqit, Xhafer Gashi tha se ky projekt për ndërtimin e këtyre dy sallave i ka kushtuar komunës të Obiliqit 1 milion e 100 mijë euro. Ai theksoi se Obiliqi është në drejtim të plotësimit të infrastrukturës shkollore.

“Janë shumë të domosdoshme, ne tani jemi në drejtim të plotësimit të infrastrukturës shkollore e në këtë rast me sallat e edukatës fizike në shkollat “Abdurrahman Gërguri” dhe në njësinë e shkollës “Ibrahim Rugova”. Projekti ka kushtuar rreth 1 milion e 100 mijë euro, e tani nxënësit e këtyre lokaliteteve e kanë një mundësi më të madhe, sepse edhe pjesën sportive e kanë të plotësuar”, u shpreh Gashi.

Gjithashtu ai pati një kërkesë për nxënësit e këtyre shkollave, duke i lutur ata t’i ruajnë, që të mos dëmtohen, sepse po krijohen me vështirësi.

“Prindërit e juaj janë ata që na dhanë besimin e ne po e kthejmë me punë. Është krijuar goxha shumë mund për të realizuar një projekt kaq madhorë, e kam vetëm një porosi ta ruajmë të gjithë së bashku që mos ta dëmtojmë sepse me vështirësi ne po e krijojmë”, tha ai.

Në fund të u dha një program muzikor me valle nga nxënësit e shkollës “Abdurrahim Gërguri”./A. Shala

https://kosovapress.com/shkolla-ne-dardhishte-te-obiliqit-behet-me-salla-te-edukates-fizike/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024