​Ramadani: Mund të bëjmë mrekulli në EURO 2024
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Evropianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në letër, duke pasur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar.

Në një prononcim për fshf.org, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë. Futbollisti, i cili aktivizohet me Leçen në Itali, theksoi se është një grup i vështirë.

Megjithatë, sipas tij asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin. Më tej, mesfushori kuqezi shtoi se edhe në edicionin kualifikues Shqipëria u përball me kundërshtarë të fortë si Çekia dhe Polonia, por ia doli mbanë të bënte mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, siç e patë grupin tonë, një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tonë. Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi pasur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dorëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani. Ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria”, përfundoi prononcimin e tij Ylber Ramadani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024