Theren me thikë disa të rinj te parku i qytetit në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Disa persona janë therë me thikë të hënën në Prishtinë. Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur pak më parë në lagjen “Kacallarët”. Sipas pamjeve që ka siguruar KosovaPress, shihet se në këtë përleshje janë të përfshirë disa persona dhe se ngjarja ka ndodhur afër parkut të qytetit në Prishtinë.

Sipas pamjeve shihet se një prej të dyshuarve është ndaluar nga një qytetar.

Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për KosovaPress deri në momentin e publikimit të lajmit.

Lajmi në përditësim

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024