Grabitja në Suharekë, policia po zhvillon hetime edhe sot
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas arrestimeve për grabitjen në Suharekë, Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet për këtë rast.

Policia e Kosovës ende vazhdon që të bëjë roje tek argjendaria dhe vendi ku ka ndodhur aksioni mbrëmjen e së dielës.

Ndërkaq, pronari i argjendarisë “Baraku”, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.

https://kosovapress.com/vazhdon-aksioni-i-bastisjes-ne-argjendarine-ne-prishtine/

Gjatë aksionit që organizoi Policia e Kosovës, me 30 nëntor ka neutralizuar një të dyshuar dhe një pjesëtar i saj është plagosur, pasi u sulmua me armë zjarri gjatë një operacioni të gjerë hetimor në tri lokacione të ndryshme lidhur me grabitjen në një argjendari në Suharekë, më 22 nëntor 2023.

https://kosovapress.com/perfundon-bastisja-ne-argjendarine-ne-prishtine/

Ndryshe, mbrëmë është arrestuar edhe një i dyshuar për bashkëpunim në blerjen e arit të vjedhur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024