Flakadanë dhe zjarr në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me Gardën në Shqipëri
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët e opozitës në Shqipëri janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare atje.

Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranonin me argumentin se ky kontroll është në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget.

Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur flakadan ngjyrë portokalli. /Top chanel.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024