Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar, nga ku kanë vjedhur orenditë shtëpiake si dhe pajisje teknike.

“Fsh.Vragoli-Fushë Kosovë 03.12.2023 – 15:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij  dhe  nga aty kanë vjedhur orenditë shtëpiake si dhe pajisje teknike. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore . Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024