111 vjet nga formimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Forcat e Armatosura u krijuan më 4 dhjetor 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë.

Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja (të shpeshta për shekullin e shkuar).

Shqipëria konsiderohet si vendi i dytë  në NATO sa i përket numrit të ushtarakëve të dislokuar në misione, në raport me personelin aktiv të Forcave të Armatosura.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga muaji shtator 1996 deri në shtator 2020, janë angazhuar me rreth 7.808 ushtarakë gjithsej.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024