Kamberi takon Kurtin: Shqiptarët e Luginës s’guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”, kanë zhvilluar sot një takim në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, të cilën e kanë informuar mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook.  

Ai me këtë rast ka njoftuar kryeministrin Kurti mbi rëndësinë e vazhdimit të përfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

“Shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet e nuk guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi e pa përfaqësim të zëshëm”, ka thënë Kamberi.

Ai e ka quajtur të rëndësishme që në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi të vazhdohet përfaqësimi i drejtë dhe i denjë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Duhet që shqiptarët e Luginës, me votë, të sigurojnë përfaqësimin parlamentar dhe të vazhdojnë betejën politike për drejtësi e barazi”, ka thënë Kamberi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024