Ali Ahmeti shpallet qytetar nderi i Tropojës
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është shpallur qytetar nderi i Bashkisë Tropojë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bashkia Tropojë përmes një postimi në Facebook.

“Bashkia Tropojë ka shpallur liderin e shqiptarëve Ali Ahmetin qytetar nderi. Manifestimi do të mbahet ditën e martë, më 5 dhjetor 2023, me fillim në ora 13:00, në Pallatin e kulturës “Dardania” në Bajram Curri”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024