Ndizen qirinj në nderim të Liridona Ademajt në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një grup i asamblisteve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt sonte në sheshin e qytetit "Adem Jashari", kanë bërë ndezje e qirinjve në nderim të Liridona Ademajt, e cila u vra para tri ditësh në Sindoll të Prishtinës.

Mimoza Sojeva-Pajaziti, kryetare e grupit të grave, tha se kjo ngjarje simbolizon shenjën e fuqishme të solidaritetit për Liridonën, një grua e cila humbi jetën nga vrasja brutale nga burri i saj.

"Sonte bashkë me një grup të përbërë nga gra asambleiste dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, po ndajmë me ju një veprim simbolik.  Nuk mundemi të qëndrojmë të heshtur ndaj dhunës dhe vrasjen ndaj grave, nënave dhe motrave tona. Kjo ngjarje tragjike na detyron të ngrisim zërin dhe të ndërgjegjësojmë shoqërinë.  Përmes qirinjve, ne dëshirojmë të shprehim zemërimin tonë ndaj këtij akti barbarë", ka thënë ajo.

Ndryshe, Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, si organizator i vrasjes, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, kanë dalë sot në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka vendosur nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024