Sulmi në Paris, një i vdekur dhe dy të plagosur
Bota
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një burrë ka vdekur dhe dy të tjerë, përfshirë një britanik, janë plagosur nga një sulm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit.

Sulmi ndodhi pranë Kullës Eifel, pak para orës 21:00 me orën lokale (20:00 GMT) të shtunën.

Një shtetas francez 26-vjeçar i njohur për shërbimet e sigurisë është arrestuar dhe prokurorët e antiterrorizmit kanë hapur një hetim.

Zyrtarët konfirmuan se personi i vrarë ishte një shtetas gjerman.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se viktima, i lindur në vitin 1997, ishte me gruan e tij kur u sulmua dhe u godit me thikë për vdekje në Quai de Grenelle.

Ai tha se jeta e gruas u shpëtua nga ndërhyrja e një shoferi taksie dhe se i dyshuari iku përmes një ure aty pranë që përshkon lumin Seine.

Burri më pas sulmoi dy persona të tjerë, duke goditur njërin në sy me çekiç, tha ministri.

I dyshuari më pas u arrestua me dyshimin për atentat - i përcaktuar në ligjin francez si vrasje me paramendim - dhe tentativë për atentat në lidhje me një sipërmarrje terroriste.

Dy personat e plagosur - një francez rreth 60 vjeç dhe një turist i huaj - u trajtuan nga shërbimet e urgjencës, dhe asnjëri nuk ishte në rrezik për jetën./BBC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024