Vëllai i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësi të Kosovës, fëmijët nuk e dinë ende se i ka vdekur nëna
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Leonard Ademaj, vëllau i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, Liridona Ademaj, ka njoftuar se nuk ka marrë pjesë në seancën fillestare, pasi nuk u lejua. Ai pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, ka thënë se i besojnë drejtësisë së Kosovës.

Leonard Ademaj fillimisht ka rrëfyer rastin se si e kuptoj vdekjen e motrës së tij dhe dyshimet që kishin si familje se vrasja nuk ishte grabitje, por e planifikuar. Ndërsa, foli edhe për kërkesën që kanë bërë si familje për rivarrim të Liridonës në fshatin e lindjes.

“As nuk e kam ditë që nuk bën me qen sot në seancë se tha është seanca e parë, seancat tjera tha duhet të bëjmë kërkesë për të hyrë ne brenda. Po e kemi bërë kërkesën për zhvarrosje dhe prokurorin e rastit, e kemi bërë edhe një kërkesë me shkrim që rivarrimi sa më shpejt me ndodhë është më lehtë për familjen tonë dhe për të gjithë ata që janë te na sepse shumica janë në mërgim e kanë afatin të caktuar dhe shumë shkurt, edhe ata mezi po presin një varrim sa më të shpejt me na lehtësuar edhe dhimbjen mos me merituar atë vend atje ku është por me ardh në vendin e vet, ku i ka të gjithë.. akoma nuk kemi marrë përgjigje”, tha ai.

Ai shtoi se nuk dyshojnë për shkakun pasi gjithçka ka qen në rregull në mes qifti.

Sipas tij, nuk është e vërtet se ka pas dy e tri ditë besë, pasi ata këtë ua besojnë drejtësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024