“Kosova s’mund të ketë paqe derisa gratë çdo ditë përjetojnë gjendje lufte”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë mbajtur një aksion simbolik, ku para hyrjes së Gjykatës Themelore në Prishtinë, kanë vendosur pankartën “Nuk ka paqe pa siguri. I gjithë aksioni është mbajtur para nisjes së seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

Trina Binaku Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, tha se nuk do të qëndrojnë të qet, përderisa burrat dhunojnë e vrasin vajza dhe gra.

“Nuk do të qëndrojnë të qeta, përderisa burrat vazhdojnë dhunojnë e vrasin vajza dhe gra. Vetëm këtë javë u njoftuam se një polic e përdhunojë dhe e shantazhojnë një të mitur në Gjakovë. Një burrë tjetër përdhunoj një të mitur në Pejë e një burrë pagoi vrasjen e gruas së vet në Prishtinë. Dhuna e gjinizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të problemeve psikologjike të kryerësve të këtyre krimeve, ato janë simptoma të parktialkalizmit, i cili vazhdon ta qeverisë familjaren, shoqërinë, pushtetin dhe të gjithë ne. Ato janë pasoja e një dhune strukturore partiarkale që vazhdon të shtyp gratë e të prodhoj dhunues e vrasës në çdo celulë të organizimit shoqërorë e politikë. Ne gratë dhe vajzat në Kosovë, jetojmë në frikë të vazhdueshme për sigurinë tonë dhe sigurinë e njëra tjetrës. Dhuna e gjinizuar po na ngulfat në secilën hapësirë e disa edhe po i vret e kjo nuk duhet të vazhdoj kështu, vendi jonë nuk mund të ketë paqe përderisa gratë çdo ditë përjetojnë gjendje lufte“, tha ajo.

Binaku tha se të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024