Vëllai i Liridona Ademajt: Duam drejtësi, kriminelët duhet të kalben në burg
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila është vrarë në mënyrë mizore nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy të dyshuar të tjerë, ka thënë se krejt çka duan ata është drejtësi e shpejtë dhe profesionale, pasi kriminelët duhet të kalben në burg.

Ai në emër të familjes Ademaj ka shkruar në Facebook se shpresojnë që institucionet do t’i lejojnë që Liridonen ta kthejnë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Bashkëshorti i Liridona Ademajt, dorasi dhe një pjesëtar i FSK-së, janë arrestuar dhe nesër do të dalin para gjykatës, për vrasjen e planifikuar ndaj viktimës.

Postimi i plotë i Leonard Ademajt:

Përshëndetje,

unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.

Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Me respekt,

Familja Ademaj

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024