Vëllai i Liridonës zbulon bisedën e parë me Naim Murselin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka rrëfyer për herë të parë bisedën që ka pasur me bashkëshortin dhe njëkohësisht vrasësin e motrës së tij Naim Murselin, menjëherë pas ngjarjes.

Përmes një lidhjeje për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai ka deklaruar se Naimi i kishte thënë se gjatë një grabitjeje që atyre u kishin bërë në makinë, Liridona ishte vrarë. Ai tha gjithashtu se lajmin për vrasjen e Liridonës e mori nga gruaja e tij përmes një telefonate.

“Rastin e kemi kuptuar nga ora 22:20, më ka telefonuar bashkëshortja ime, më ka thënë që e kanë vrarë Liridonën. Kur erdha në shtëpi gjendja ishte shumë e rëndë. Jemi nisur për në Spitalin e Gjakovës. Nisa të hulumtoj nëse është e saktë apo jo. U nisa për në Prishtinë, kur shkova atje, në stacionin Policor. Për Liridonën e zbuluam që ishte vrarë. Kishim edhe hallin e fëmijëve, ishin mirë apo jo. Isha shumë keq emocionalisht në ato momente.

Erdhën fëmijët edhe thanë na kanë plaçkitur, na kanë dalë para. Dola, po kërkoja Naimin, më thanë është me prokurorin duke u marrë në pyetje. Më tha unë kam qenë në makinë, na kanë ardhur, na kanë kërkuar sendet dhe unë i kam thënë Liridonës jepja të gjitha sendet”, është shprehur Ademaj.

Arrestimi i Naim Murselit, vjen reagimi i familjes - KosovaPress

​Vrasja në Sinidoll, prokuroria konfirmon arrestimin e Granit Plavës dhe Naim Murselit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024