Shqipëria në “Grupin e Vdekjes”, ky është shorti i Euro 2024
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot u mbajt ceremonia e hedhjes së shortit të Kampionatit Evropian Euro 2024, ku Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar grupin dhe kundërshtarët e saj.

Shqipëria është pozicionuar në Grupin B së bashku me kampionin aktual të kësaj gare, Italinë, Kombëtaren e Spanjës dhe atë të Kroacisë, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, nikoqiri i këtij turneu, Gjermania është në Grupin A së bashku me Skocinë, Hungarinë e Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Kombëtarja e Anglisë është në Grupin C me Slloveninë, Danimarkën e Serbinë, kurse grup interesant është edhe Grupi D që përbëhet nga Holanda, Austria, Franca dhe fituesi i “playoff-it” mes Polonisë e Uellsit dhe Finlandës e Estonisë.

Më poshtë mund ta gjeni shortin e plotë Euro 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024